Top News - Një projektligj i ri/ Për të dënuarit për krime seksuale

  • 4 years ago
Ekspertët e Zyrës së Mbrojtjes Ligjore Falas për Fëmijët më së fundi kanë bërë gati për konsultim projektligjin ?Për Regjistrin Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale?, i cili ka për qëllim të vëzhgojë dhe kontrollojë lëvizjet e personave të dënuar apo të vetë regjistruar si pedofilë, për të parandaluar krimet dhe dhunën seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri.

Projektligji bazohet në eksperiencën legjislative dhe praktikat më të mira të disa vendeve, si: Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Irlanda, SHBA dhe Maqedonia e Veriut.

Regjistri përveçse do të krijojë premisa për parandalimin e krimeve seksuale në Shqipëri, cakton edhe përgjegjësitë që kanë autoritetet publike, si dhe çdo institucion apo organizatë publike e private që punon me dhe për fëmijët në Shqipëri.

Të gjithë të dënuarit për krime seksuale me vendim të formës së prerë, do të regjistrohen automatikisht në Regjistër, ndërsa personat që nuk kanë kryer krime, por që kanë tendencën që të kryejnë marrëdhënie seksuale me fëmijët, do të kenë të drejtë të vetë-deklarohen dhe të vetëregjistrohen në Regjistër si pedofilë dhe do të përfitojnë falas nga programet sociale dhe psikologjike të trajtimit dhe rehabilitimit, të cilat do të financohen nga Ministria përgjegjëse në bashkëpunim me OJF-të.

Regjistri do t?i shërbejë të gjitha institucioneve që punojnë me dhe për fëmijët për të eliminuar punësimin e pedofilëve në mjedise ku ka fëmijë, ndërsa vetë ligji ka një karakter të fortë social dhe parandalues, duke i dhënë mundësi çdo personi që është pedofil të shmangë kryerjen e krimeve seksuale. Nga ana tjetër, të gjithë ata që kanë kryer krime seksuale ndaj fëmijëve dhe që nuk duan të pranojnë të ndjekin programet rehabilituese apo trajnuese psiko-sociale, do t?ju duhet të raportojnë çdo të dhënë dhe lëvizje të tyre para policisë.
Të paktën 1 në 10 fëmijë në Shqipëri është viktimë e dhunës dhe ngacmimeve seksuale online dhe në jetën e përditshme. Ngjarjet më të rënda të raportuara së fundmi, tregojnë se fenomeni i dhunës seksuale është tepër i përhapur, ndërkohë që mungon ndërgjegjësimi i mjaftueshëm për këtë çështje tek prindërit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OJF#ProjektLigji#...