Fatos Nano: Nuk mund te lejojme helenizimin e Himares (12 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në mitingjet elektorale në Korçë dhe Devoll, kryesocialisti Nano ka vlerësuar reagimin pozitiv të Partisë Demokratike në mbështetje të kandidatit socialist për kryebashkiak të Himarës. Nano tha se është momenti që forcat politike shqiptare të japin përgjigjen e duhur qarqeve të caktuara greke që synojnë helenizimin e territoreve shqiptare të jugut. Këto sinjale pozitive nga opozita dëshmojnë se ata po nxjerrin mësime nga humbja e 1 tetorit, theksoi kryetari Nano.
Ne nuk mund të quajmë evropianë dhe të të njëjtët angazhim qytetar me shumicën dërrmuese të shtetasve të këtij vendi, përfaqësues të forcave politike që identifikohen me interesa minoritare dhe prandaj elektorati i voton në minoritet të cilët pozicionin e tyre, rolin e tyre politik dhe elektoral, duan t'a realizojnë në emër të grupeve, interesave që nuk lidhen me të ardhmen e Shqipërisë, nuk lidhen me bashkëjetesën në Ballkan, nuk lidhen me pasurinë midis vendeve dhe popujve të Ballkanit për të ndërtuar një Ballkan europian nuk lidhen as me miqësinë dhe bashkëpunimin shqiptaro-grek. Po vij tek debati për fat të keq jo vetëm elektoral për Himarën, ku unë dua sinqerisht dhe solemnisht në emër të Partisë Socialiste të përshëndes dhe të falenderoj të gjithë subjektet politike, zëdhënësit e tyre, përfaqësuesit që kanë shfaqur në publik një qëndrim atdhetar europian për të mbështetur kandidatin shqiptar të Partisë Socialiste që është në avantazh për të fituar balotazhin."
Në takimin elektoral me socialistët korçarë, Nano ka folur dhe me marrëdhëniet e reja me opozitën dhe aleatët në koalicionin qeveritar në të mirë të stabilitetit të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended