Qofte me mish dhe patate të shuara me birrë nga zonja Vjollca
  • 3 years ago
Qofte me mish dhe patate të shuara me birrë
Përbërësit:
400 gr mish I grirë
1 patate e zjerë
3 lugë gjelle parmixhano
1 vezë
2 lugë gjelle majdanoz I grirë
kripë dhe piper të zi
1 lugë gjelle galetë e grirë
Salca
Pak miell për lyerjen e qofteve
3-4 qepë të njoma
1 shishe birrë bjonde
pak vaj dhe gjalp
kripë, piper të zi, arrëmoskat

Përgatitja:
Fillimisht ziejmë një patate për 25-30 minuta. Pasi të ziejë e qërojmë dhe e shtypim e bëjmë pure. Në një tas vendosim purenë, parmixhanin e grirë, mishin e grirë, vezët, majdanozin, 1 lugë gjelle bukë të thekur të grirë kripë dhe piper të zi. E përziejmë mirë me dorë duke e punuar derisa brumi I qofteve të shkëputet nga ena (mos të ngjisi).
Mbulojmë tasin me celofon dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
Pasi të kalojë kjo kohë formojmë qofte mesatare si toptha.
Në një tigan ngrohim vajin dhe pudrosim qoftet me miell lehtë dhe I skuqim në temperaturë mesatare. Pasi të kalojë 3 minuta shtojmë në tigan qepët e njoma të grira të prera në unaza, vazhdojmë skuqjen e qofteve me qepët derisa të zverdhen lehtë. Më pas I shuajmë me birrë, I lëmë të marrin një valë, duke lënë në zjarr, derisa të na formohet një salcë jo shumë e trashë nga mielli që kemi pudrosur qoftet.
Rregullojmë shijen e salcës me kripë dhe piper të zi e arrëmoskat. E lëmë të ziejë në temperaturë shumë të ulët për 7 minuta dhe më pas e servirim.
Recommended