Nje epoke e re per Serbine (12 Tetor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Serbia po provon tani tranzicionin. Tregjet janë me çmime të larta dhe vetë serbët thonë se malli nuk është shumë i mirë. Megjithatë ato janë dakort që koha e Millosheviç të mos të kthehet më. Hapi i parë i Koshtunicës dhe erës së re politike që përfaqëson është i duhur në gjigandin Zastava, prodhuese e makinave dhe industria më e fuqishme e ish Jugosllavisë. Përfaqësuesit e politikës serbe kanë shkuar tek punëtorët e Sastavës dhe kanë parë nga afër gjendjen e tyre.
Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është se tranzicioni mund të jetë i vështirë. Kjo është ideja që do të shoqërojë tani serbët për një kohë të gjatë. Ide e përforcuar dhe nga Humba, kryekoordinator i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore. Largimi i Millosheviç është hap i madh, por ai nuk do t'a lehtësojë tranzicionin tuaj iu është drejtuar ai serbëve.
Ndërsa presidenti i ri i vendit Koshtunica përpara se të takohej me Bodo Homban, është takuar me gjeneralin e Armatës Serbe dhe i ka kërkuar një plan urgjent të konsolidimit të ushtrisë. Sot Beogradi vizitohet nga i pari kryeministër europian, nga italiani Xhuliano Amato, një mbështetje politike kjo për Serbinë e cila ka ekzistuar nga pala italiane para largimit të Millosheviç nga skema politike./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended