Ora News - Vrasja në Elbasan, viktima baba i dy fëmijëve. Pista ku po hetohet

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gazetarja e Ora News në Elbasan, Edisona Skënderi, në një lidhje telefonike nga Bradasheshi ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e 50-vjeçarit Bujar Çela, e ndodhur mëngjesit e sotëm.

Sipas saj, viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si taksist.
Ndërsa burime nga Policia e Elbasanit theksojnë për Ora News se, pista ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes për shkak të problemeve të të vëllait Talo Çela, i shpallur prej disa kohësh në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Pak minuta pas ngjarjes, policia gjeti në fshatin Murras një makinë të djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë .

Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

Tags

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vrasja-ne-elbasan-viktima-baba-i-dy-femijeve-pista-ku-po-hetohet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended