Preng Gjini! Gazetari Rusta: Të gjitha gjymtyrët i ka në rregull, rrezikon të humbasë dy tre gishta

  • 4 years ago
TIRANË? Preng Gjini është në gjendje të mirë shëndetësore. Gazetari Arsen Rusta u shpreh se shënjestra e atentati me tritol që ndodhi një ditë më parë, të gjitha gjymtyrët i ka në rregull. I ftuar në studion e Repolitix, Rusta tha se e vetmja gjë që rrezikon Gjini është që të humbasë dy apo tre gishta të dorës së majtë.

?Ai tashmë është mirë. Të gjitha gjymtyrët i ka në rregull, rrezikon vetëm të humbasë, dy apo tre gishtat e dorës së majtë për shkak të shpërthimit. Pjesët e tjera të trupit i ka në rregull,?? tha Rusta.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Urës së Nshrakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit ?A Class?.

Recommended