Politika behet bashke kunder PBDNJ per balotazhin ne Himare - (11 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Himara, qyteti buzë detit Jon është kthyer në mollë sherri mes socialistëve dhe partisë që mbron të drejtat e minoritetit. Dy herë kryesocialisti Nano, ka shkelur Himarën duke akuzuar aleatin Melo, për bashkëpunim me qarqe që konsiderojnë Himarën tokë greke. Ky pretendim i fqinjit jugor, ka detyruar të djathtët dhe të majtët shqiptarë të mbështesin në balotazh kandidatin socialist për kryebashkiak të Himarës Viktor Mato.

Benik Mustafaj:- ?Interferencat të artikuluara së fundi edhe nga Ministri i Jashtëm grek Papandreu, në lidhje me Himarën. Ndërhyrjet greke të palejueshme dhe të pambështetura, as historikisht dhe as aktualisht, na shtynë ne të zgjedhim dhe t?i bëjmë thirrje elektoratit tonë pa hezitim të votojë për kandidatin e PS?.

Edhe numri dy i socialistëve, Gramoz Ruçi e ka paralajmëruar aleatin Melo.

Gramoz Ruçi:- ?Dikush e konsideron Himarën minoritet grek, por historia është e qartë Himara, nuk është minoritet grek. Himara është një qytet me popullsi autoktone shqiptare, nëse atje ka individë të veçantë minoritarë, kjo është e drejtë e tyre të grupohen në çdo grupim politik dhe të votojnë për çdo grupim politik. Mënyra se si e klasifikon vetën PBDNJ me këtë emër kaq të madh, insiston të fitojë Himarën me rrugë jo demokratike, kjo nuk është e drejtë?.

I sulmuar nga të gjitha krahët, Melo kundërpërgjigjet se votat në Himarë u manipuluan nga socialistët, se më 1 Tetor partia e tij fitoi mbi 60% të votave.

Vasil Melo, Kryetar i PBDNJ:- ?Sulmet e socialistëve shpjegohen për faktin se në zgjedhjet e 1 Tetorit, në të vërtet ato humbën dhe fitoi kandidati ynë. Pati disa manipulime dhe ne i denoncuam dhe kërkuam ripërsëritjen e zgjedhjeve, nuk u pranua ripërsëritja e zgjedhjeve, prandaj do shkohet në balotazh?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended