Fiks Fare/ Mamurras/ "Të fortët" bëjnë ligjin, gjunjëzojnë institucionet

  • 4 years ago
Fiks fare solli fakte të reja të mos ekzistencës së shtetit ligjor në Mamurras, ku të fortët sundojnë mbi ligjin dhe kërcënojnë nëpërmjet dhunës verbale dhe fizike individë të cilët punojnë dhe jetojnë me ndershmëri.
Rastit të Erald Ndojit, babait të tre fëmijëve i cili kërcënohet nga vëllezërit Gega për shkak të konkurencës, shërbimit të kabllorit, i bashkëngjitet edhe denoncimi i Marjan Pepës. Marjan Pepa, jeton në të njëjtën rrugë me vëllezërit Gega, në lagjen Dritas, Mamurras. Rreth dy vjet më parë ai mori një leje ndërtimi për shtëpinë e tij. Kur nisi punimet , kamionët dhe mjetet e tjera pengoheshin nga vëllezërit Gega, të cilët kanë bllokuar rrugën duke ndërtuar një mur rrethues përtej pronësisë së tyre, duke zaptuar kështu pronën publike. Familja Pepa pas disa denoncimesh, arriti më në fund të vërtetonte se muri ishte ndërtuar pa leje, madje edhe shtëpia luksoze e Gjergj Gegës ishte pa leje ndërtimi. Por edhe pse është marrë një vendim për prishjen e murit rrethues IMT-ja Kurbin nuk vepron.
Edhe kur IMT-ja e Kurbit mori një vendim për prishje të murit rrethues. Madje i vendosi dhe një gjobë prej 5 milion lekësh të vjetra për ndërtim pa leje. ende ky vendim nuk zbatohet, edhe pse është marrë rreth pesë muaj më parë.


Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended