Wake Up/ Shefja e Pediatrisë: Vaksina e gripit si mbron fëmijët nga COVID. Hapja e shkollës me risk

  • 3 years ago
Jemi në ditët e para të fillimit të vitit shkollor, dhe tashmë fëmijët janë më pranë njëri-tjetrit çka shihet si rrezik për përhapjen e COVID-19. Dr.Gjeorgjina Kuli-Lito, Shefja e Infektivit të Pediatrisë, Tiranë tha se jemi në një periudhë virozash të cilat mund të ngatërrohen me simptomat e COVID-19 por që asnjë shenjë nuk duhet neglizhuar. Prindërit duhet t'i drejtohen mjekut për çdo simptomë qoftë dhe një temperaturë të lehtë që vënë re te fëmijët e tyre. "Çdo temperaturë te fëmija duhet vlerësuar. Prindërit duhet të jenë vigjilent ndaj çdo shenjë. Duhet të qartësohet që vaksina e gripit nuk mbron nga COVID por ka një mbrojtje të mirë të formave të ndryshme të virusit të influencës. Por pse ndihmon në këtë rast dhe këmbëngulim më shumë se vitet e tjera që në këtë rast të aplikohet më shumë vaksina e gripit te fëmijët?! Sepse ne thamë së çdo sëmundje që prek rrugët respiratore, ul imunitetin prish mbrojtjen e rrugëve të frymëmarrjes dhe pastaj favorizon për një formë më të rëndë
të një sëmundje tjetër. Kështu që sigurisht vaksina e gripit në radhë të parë na mbron nga prekja e gripit dhe nga moskonfondimi i diganozës, sepse shenjat janë njësoj si të influencës si të gripit por ajo që është më e rëndësishme mbroj rrugët e frymëmarrjes"- tha Dr.Gjeorgjina Kuli-Lito. Epyetur nëse hapja e shkollës ka pasur ndikim në shtimin e rasteve të fëmijëve me Covid ajo tha: "Aktualisht që flasim nuk ka shtim të rasteve me hapjen e shkollës ndoshta por nëse do të kemi shtim të rasteve për këtë arsye pritet që kjo të ndodhë javën e parë të tetorit. Megjithatë shkolla është një faktor risku plus. Pritshmëritë janë që të ketë shtim të rasteve me COVID tek fëmijët. Ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin. Nuk mund të ndalohet aktivitetit social në pritje të ikjes së virusit. Fëmijët janë shumë të rregullt dhe të edukuar madje më shumë se dhe vetë prindërit për të mbajtur maskën dhe respektuar rregullat".


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended