Top News - Ekzekutimi i trafikantit/ Policia heton në Elbasan e Peqin

  • 3 years ago
Hetimet për ekzekutimin mafioz të Klevis Kapllanit, i njohur edhe me emrin Bledar kanë marrë një kthesë të papritur. Teksa pas vrasjes u fol për hesape të tij në Itali, apo konflikte për çështje droge në vendin fqinj, hetuesit kanë nxjerrë të tjerë detaje. Tashmë emri i 33 vjecarit Kapllani, që u vra në automjetin e tij dhe u gjet mëngjesin e djeshëm lidhet edhe me disa ngjarje të rënda në Elbasan dhe Peqin dhe ku në skenë dalin sërish njohjet në Italinë fqinje.

Një detaj i rëndësishëm për policinë është edhe fakti që disa dite para vrasjes, në 12 shtator viktima ka pasur kontakt me disa persona ende të pa identifikuar nga policia dhe u ka dhënë në përdorim makinën e tij tip ?Audi A6? deri në datën 14 shtator. Por makina nuk është kthyer dhe mëngjesin e datës 15 Kapllani u gjet i vrarë.

Nën cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistolete ?GLOCK? dhe 17 fishekë, ku një fishek ishte në fole, 14 gëzhoja metalike me kapsolle te goditur, mjeti tip ?Fiat? me targë AB 483 AK dhe dy telefona celular tip ?Iphone? dhe ?Samsung?, të cilat janë çuar në laborator.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KlevisKapllani#Elbasan#TopChannel

Recommended