Top News - Rama në Athinë/ 'Hyrja në BE, pa alternativë'

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e përvitshme të organizuar nga Qeveria greke dhe revista The Economist se ka vetëm një rrugë të qartë për rajonin, e ajo është rruga drejt Bashkimit Europian.

Ne nuk kemi një alternativë tjetër, e vetmja është të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Jo sepse na e kërkojnë miqtë e fuqishëm, por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e etërve tanë. Në Ballkanin Perëndimor, prej kohësh jemi përfshirë në bashkëpunim. Edhe pse ka cështje të tilla si mos njohja e Kosovës nga Serbia, ne sërish kemi qenë në gjëndje të ulemi dhe ta diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Këto janë kohë disi më të vecanta, sepse jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve, rajoni ynë do të jetë më I prekuri prej saj. por besoj se ka potencial për të çliruar, për të ecur përpara e për të mbyllur hendeqet e së shkuarës. Mendoj se lajmi i mirë është që mosmarrveshjet mund të zgjidhen së bashku me dialog. Është I vetmi instrument, e këtu mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzkonshëm të kësaj kohe, zgjidhjen e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, një situatë ku ti shkon kundër tabuve.

Mbrëmjen e një dite më parë, Rama u takua me homologun grek Kyrikias Mitsotaqis, një takim ky nga I cili nuk dha detaje por e la të kuptohej se kishte mbetur I kënaqur. ?Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve?, shkroi në Facebook. Por në njoftimin e zyrës së kreut të qeverisë greke thuhej se dy kryeministrat ?ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën?. Ndonëse nuk u përmend në mënyrë specifike, një prej këtyre ceshtjeve mbetet dhe ajo e marrëveshjes së detit, bisedimet per te cilen sipas Rames janë ndërprerë, pas ardhjes në pushtet të Mitsotakis.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#KyriakosMitsotakis#TopChannel