Ora News - Pietro Zaniboni: Shqipëria vend seksist që lë gratë në hije

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews #dybote #pietrozaniboni


Pietro Zaniboni, biznesmeni dhe producenti i mirënjohur italian, vjen në një intervistë ekskluzive me drejtorin e informacionit të Ora News, Brahim Shima, për të folur mbi projektin e tij më ambicioz, ?Dy Botë?.

Zaniboni shpalos detaje pikante mbi spektaklin e ri dhe gjithashtu ndau pikëpamjet e tij mbi shoqërinë shqiptare dhe gjendjen e gruas në vend.

Më poshtë intervista e tij e plotë:

Pyetje: ?Dy botë?, shumë po pyesin pse, si dhe kur do të jetë ai? Mund të kemi dy fjalë mbi këtë emision?

Pietro Zaniboni: Ky format vjen nga larg, është ideja e të transformuarit në një kohë të vështirë, një program argëtues pavarësisht COVID-19, në një spektakël që i respekton normat e COVID, por që megjithatë përcjell 90 minuta argëtimi dhe entuziazmi, duke luajtuar me 2 kategori njerëzish, me 12 konkurentë mjaft të bukur, që kanë para së gjithash një shpirt, së pari të bukur brenda e më pas jashtë? Duke u përpjekur të përçojmë mesazhe pozitive, kujt na dëgjon. Na ndjek, përtej atyre që janë skemat e programeve klasike.

Pyetje: Një emision interaktiv në mes të Covidit, kur do të fillojë? Ka shumë që pyesin kur do të fillojë?

Pietro Zaniboni : -Ky transmetim nis më 19 shtator.. Kemi publikuar një promo mjaft të rëndësishme, që mendoj se kush do e ndjek këtë intervistë, natyrisht që do ketë parë në kanalet Ora dhe Ora News. Kjo video është parë plot 3 milionë e 500 mijë herë, kështu që shumë na njohin dhe përtej kësaj, shpresoj që dhe do të na ndjekin.

Pyetje: Pietro, jeni personazh shumë I njohur në Itali, në Shqipëri u njohët me ?Totem?, një emision kulturor ndryshe nga çfarë ishim mësuar. Pse ky ndryshim I madh, nga ?Totem? në ?Dy botë? me gjallëri dhe rini?

Pietro Zaniboni : Por unë besoj që Bokaçio ka shkruar Dekameronin, dhe shumë vepra të tjera? Fakti i kalimit nga kultura tek argëtimi, ka të bëjë me të pasurin e sensin të humorizmit, dhe të përdorurit e kulturës për të përcjellë mesazhe. Do të kemi kulturë edhe në brendi të këtij spektakli argëtimi, dhe do të jetë e këndshme të ndjekim përshfaqjen e njohurive dhe të luajmë me gabimet, pasi mosnjohja e diçkaje nuk përcakton injorancën, por absolutisht përcakton faktin që mund të njihet diçka më tepër. Të mos diturit, nuk është një krim, dhe nga kjo gjë mund të mësojmë.



 Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pietro-zaniboni-shqiperia-vend-seksist-qe-le-grate-ne-hije/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended