Pallati u dëmtua nga tërmeti, por u klasifikua i banueshëm! Banorët e Durrësit kallëzim në SPAK

  • 4 years ago
15 banorët e pallatit nr.8 në lagjen 5 të Durrësit, që u dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, kanë çuar në SPAK denoncimin, ku akuzojnë disa ish drejtues të bashkisë, mes tyre edhe ish kryebashkiakun Vangjush Dako si dhe strukturat që kanë lëshuar lejen e ndërtimit të këtij pallati.

Avokati i banorëve, Baftjar Rusi pasi dorëzoi kallëzimin nën SPAK shpjegoi se aty janë denoncuar disa ish funksionarë të Bashkisë Durrës dhe struktura të subjekteve private që përmes korrupsionit kanë lejuar që një pallat, të cilit iu dha leja vetëm për 10 kate, janë ndërtuar 14 kate si dhe i janë shtuar garazhde.Sipas avokatit ku kallëzim shkon në SPAK pasi në të përfshihen 10 akuza mes tyre shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, tortura, grup i strukturuar kriminal dhe akuzohen si të përfshirë dhe ish punonjës dhe funksionarë të Bashkisë Durrës.