Top News - Marrëveshjet historike/ Trump si ‘misionar’ paqeje

  • 4 years ago
Presidenti Donald Trump drejton personalisht ceremonitë e nënshkrimit të marrëveshjeve historike diplomatike mes Izraelit dhe dy vendeve arabe të Gjirit që mund të paralajmërojnë një ndryshim dramatik në dinamikat e Lindjes së Mesme dhe t'i japin atij një shtysë përpara për zgjedhjet e nëntorit. Në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, Trump do të presë më shumë se 700 të ftuar të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjeve mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se ky rast do të theksojë aftësitë e tij si paqebërës në kulmin e fushatës së tij për rizgjedhje. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrat e Jashtëm të Emirateve dhe Bahreinit do të jenë firmëtarë të marrëveshjeve dy palëshe por edhe të një dokumenti tre palësh. Marrëveshjet janë quajtur "Marrëveshjet e Abrahamit" për nder të patriarkut të tre feve kryesore monoteiste të botës. Presidenti Trump pritet të firmosë si dëshmitar. Marrëveshjet nuk u japin fund luftërave aktive, por zyrtarizojnë normalizimin e marrëdhënieve tashmë të ngrohta të shtetit hebre me të dy vendet. Ndërsa nuk trajtojnë konfliktin e gjatë izraelo-palestinez, ato mund t'i hapin rrugën një afrimi më të gjerë arabo-izraelit pas dekadash armiqësie. Kritikët kanë shprehur dyshime në lidhje me ndikimin e marrëveshjeve. Ata thonë se marrëveshjet injorojnë palestinezët, të cilët i kanë refuzuar ato, duke i cilësuar si një thikë pas shpinë nga vendet e tyre partnere arabe.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#TopChannel