Kryetar i PD Berisha, denoncon PS per manipulime ne zgjedhjet lokale - (8 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Partia Demokratike do të denoncojë me dokumente gjatë gjithë javës së ardhshme të gjitha manipulimet e socialistëve me listat e votuesve për t?u dhënë shumë shpejt përgjigjen e merituar atyre që përdhosën votën e lirë. I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë revolta masive të demokratëve nëpër sheshe dhe qytetet e Shqipërisë, në mbrojtje të votës së lirë, lideri demokrat Berisha u shpreh.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Jam këtu për t?iu bërë thirrje demokratëve shqiptarë, të mbajnë sot kokën më lartë se kurrë. Të krenohen me njëri-tjetrin, të krenohen me rezultatin, që arritën, por që ua vodhën. Jam sot këtu për t?u bërë thirrje atyre, që të çliruar nga çdo lloj sentimenti, të bashkohemi në betejën tonë më fisnike që kemi zhvilluar ndonjëherë. Kjo betejë është më fisnike se sa rrëzimi i murit të Berlinit, sepse këtu po vendoset monizmi nëpërmjet një manipulimi gjigand, si dhe përdorimit të forcës për falsifikimin e rezultateve?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended