Top News - Kredia për shtëpi/ Niveli më i lartë në gati 1 vit

  • 4 years ago
Në muajin korrik, kredia për shtëpi mbërriti nivelin më të lartë që nga tetori I vitit të kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, të cituara nga Monitor, tregojnë se kredia e re, e disbursuar për blerjen e banesave nga individët, për korrikun arriti vlerën e 2.37 miliardë lekëve ose rreth 19 milionë eurove. Llogaritet se që prej fillimit të vitit, bankat kanë dhënë afërsisht 100 milionë euro kredi të reja për blerjen e shtëpive. Ndikimi I pandemisë së koronavirusit u ndje edhe mbi kërkesen dhe ofertën për kredi bankare. Megjithatë, pas muajit maj është vënë re se kredia për shtëpi ka pasur një tendencë në rritje. Me kalimin e frikës fillestare nga pasiguria që ngjalli sëmundja, e cila me masat izoluese goditi fort muaj më parë ekonomite e shumë vendeve të botës, vihet re tani se individët po vazhdojnë të marrin përsipër investime të konsiderueshme me kredi bankare, ndersa nga ana tjetër edhe sektori bankar duket se po vazhdon ta mbështesë këtë kërkesë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BankaShqiperise#Kredite#TopChannel

Recommended