Ora News - Kriza ekonomike nga koronavirusi rrit borxhin e jashtëm bruto

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Kriza ekonomike nga pandemia e koronavirusit ka ndikuar dhe në rritjen e borxhit të jashtëm bruto i cili gjatë tremujorit të dytë është zgjeruar me rreth 710.4 mln euro duke arritur nivelin historik prej 8.9 miliardë eurosh.

Banka e Shqipërisë konstaton se rritja e këtij treguesi u ndikua nga zgjerimi i borxhit të jashtëm publik në terma afatgjatë.

Në muajin qershor u emetua eurobondi me vlerë prej 650 mln eurove dhe në të njëjtën kohë paketa ekonomike e qeverisë në ndihmë të bizneseve për përballimin e krizës nga pandemia me një hua afatgjatë prej 139.3 mln SDR në prill.

Sipas të dhënave të raportuara nga Banka e Shqipërisë qeveria e përgjithshme ka shënuar zgjerimin më të madh të detyrimeve gjatë tremujorit të dytë.

Ajo zotëron rreth 50 përqind të totalit të këtij borxhi ose ndryshe 4.45 miliardë euro nga 3.7 miliardë që ishte në tremujorin më parë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kriza-ekonomike-nga-koronavirusi-rrit-borxhin-e-jashtem-bruto/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended