Kosova hap pjesërisht shkollat / Mësim i koordinuar - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë të hënë Kosova ka hapur pjesërisht dyert e shkollave, pas disa muajsh mësimi online. Nxënësit dhe mësuesit janë të detyruar të mbajnë maskat, të ruajnë distancën fizike prej 1.5 metrash dhe të respektojnë kushtet e higjienës. Gjithashtu, në çdo shkollë është bërë gati një dhomë izolimi për personat që mund të shfaqin simptoma të sëmundjes. Ndërkohë Ministria e Arsimit ka marrë masat që në rast nevoje, të sigurojë zëvendësimin e menjëhershëm për të paktën 300 mësues me probleme shëndetësore. Në shkollat fillore do të ketë personel të posacëm për matjen e temperaturës. Ndërsa disa shkolla të mesme janë pajisur me porta dezinfektimi dhe task forca individuale që do të raportojnë rregullisht mbi situatën shëndetësore. Parashkollorët, klasat e para, të dyta, të treta, të gjashta dhe të dhjeta kanë nisur sot mësimin në shkolla ndërsa klasat e tjera fillojnë më 21 shtator me mësim të kombinuar, dy ditë në shkolla, tre ditë online.

Recommended