Ora News - Akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, Domart Konjari dënohet me 15 vjet burg

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me 15 burg Domart Konjarin, autorin e dyshuar të vrasjes së 41 vjeçarit Devi Kasmi te Pediatria në Tiranë.

Vendimi u mor sot. Gjykata pranoi kërkesën e SPAK, që gjithashtu kishte kërkuar 15 vjet burg për Konjarin.

Dënimi është dhënë në mungesë pasi Konjari vijon të jetë në kërkim nga policia.

Konfliktet

Dyshohet se Kasmi tentoi të vriste në Spanjë Domart Konjarin, i cili mbeti i plagosur me 5 plumba.

Konjari është i njohur për trafik ndërkombëtar kokaine dhe është dënuar me 10 vjet burg në Francë, por dhe i liruar në Shqipëri për shkelje proceduriale.

Konjari akuzohet edhe nga autoritetet e drejtësisë franceze si njeriu që ka drejtuar grupin e trafikut të kokainës nga Franca, Italia, Belgjika dhe Hollanda.

Autoritetet franceze në dosjen e Konjarit kanë edhe përgjimet e anëtarëve të grupit të kokainës, të cilët bënin edhe pastrimin e parave dhe paguanin korrierë të rremë për të mos u zbuluar.

Konjari ka 4 vite ne arrati dhe akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, ?trafik ndërkombëtar droge? dhe ?krijimi i organizatave kriminale?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/akuzohet-per-vrasjen-e-devi-kasmit-domart-konjari-denohet-me-15-vjet-burg/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended