PS: Mbyllim reformen ne dy jave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca është e vendosur të mbyllë reformën zgjedhore brenda dy javëve. Komision i ligjeve ka ngritur një grup pune i cili do të reflektojë në ligjin elektoral ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.ULSI MANJAKRYETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE ?Brenda datës 30 shtator 2020, nën konsulencën e ekspertëve të reformës zgjedhore të draftojnë dhe të paraqesin në kuvendin e Shqipërisë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor. ?Ngritja e një grupi pune, është rruga që mazhoranca ka ndjekur edhe për hartimin e një ligji për presidentin e republikës, i cili duhet hartuar deri në 15 tetor. Të dyja këto ligje kanë nevojë për 84 vota për tu miratuar, shumicë të cilën mazhoranca e ka arritur lehtësisht në dhjetëra raste që prej momentit kur PD e LSI dolën nga parlamenti. Në rastin e reformës zgjedhore, PS është angazhuar që të diskutojë e të gjejë konsensus me PD e LSI në këshillin politik. Por konsensusi duket i vështirë për t?u arritur brenda dy javëve kur dihet që palët i ndajnë çështje thelbësore siç janë koalicionet pasi opozita kërkon të ruajë modelin e koalicionit ku secila parti propozon kandidatët e saj. Përveç modelit të aleancave, palët duhet të gjejnë në këshill, zgjidhje për hapjen e listave, për fletën e votimit, për procesin e numërimit, për financimet që përdorin kandidatët.

Recommended