“Kemi dy sfida, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori Donald Lu konfirmon se do te vazhdoje te qëndroje ne Shqipëri, megjithe rotacionin e administratës amerikane me presidentin Trump, ndërsa thekson se ky do te jete një vit i mbushur plot me sfida per vendin tone per shkak te reformës ne drejtësi dhe zgjedhjeve. Qëndrimet ai i shprehu ne një bashkëbisedim me studente e pedagoge te fakultetit te histori-filologjisë.?Jam shume entuziast qe do te qëndroj këtu ne Shqipëri edhe ketë vit nen administratën e re te presidentit Trump. Mendoj se ky do te jete nje vit sfidash per Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Është reforma ne drejtësi e cila ka nisur te zbatohet dhe kjo është nje reforme qe mbështetet shume nga populli shqiptar. Te gjithë dëshirojnë te shohin ndëshkimin e politikaneve te korruptuar. Gjithashtu kete vit jane edhe zgjedhjet kombëtare. Shtetet e Bashkuara do te vazhdojnë ta mbështesin Shqipërinë ne rrugën e reformave te rëndësishme qe kane nisur.?Ambasadori Lu pasi beri nje paraqitje te figurave te reja te administratës Trump per te pranishmit ne auditor, deklaroi se shkatërrimi i ISIS është përcaktuar si prioriteti kryesor i politikes se jashtme amerikane. Sipas tij, vëmendja e Uashingtonit per gjithë rajonin e Ballkanit do te jete e pandryshuar edhe nen drejtimin e presidentit Trump.

Recommended