Akuzohet se përdhunoi 13-vjeçaren në Vërdovë, Blerim Bizgjoni paraqitet me kokën ulur në Gjykatë

  • 4 years ago
Blerim Bizgjoni, autori i përdhunimit të 13 vjeçares në Vërdovë të Pogradecit ka mbërritur në gjykatë në pritje për masën e sigurisë.


Siç shihet në pamjet e siguruara nga Top Channel, Bizgjoni futet kokulur në dhomën e sallës së gjyqit. Ka qenë 13-vjeçarja nga fshati Verdovë i Pogradecit e cila ka denoncuar bashkëfshatarin e saj 46 vjeçar pasi ishte abuzuar seksualisht prej tij.

Blerim Bizgjoni u arrestua nga policia pasi në banesën në pronësi të tij ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me minorenen e cila qëndronte në këtë banesë pasi ishte shoqe me vajzën e 46 vjeçarit.

Sipas të dhënave të policisë abuzimi ka nisur prej muajit gusht dhe ka vazhduar sistematikisht ndërkohë që e mitura ka denoncuar në polici 46 vjeçarin. Pas denoncimit nëna ka marrë vajzën dhe dy fëmijët e tjerë dhe ka shkuar për tu strehuar tek të afërmit ndërkohë që sipas banorëve të dy prindërit e së miturës kanë probleme të shëndetit mendor dhe jetojnë në varfëri ekstreme. Vetë babai i vajzës ka pohuar se me abuzuesin kishin njohje familjare dhe se ai kujdesej për vajzën e tij por nuk ka dijeni për ngjarjen.

Blerim Bizgjoni njihet si një person problematik në fshatin Vërdovë ndërkohë që pas ngjarjes bashkëshortja dhe fëmijët e tij janë mbyllur në banesë. Dyshimet e forta janë se krahas gjithë asaj që i kishte shkaktuar 13 vjecares ai po e përgatiste për prostitutë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Verdove#BlerimBizgjoni#TopChannel