Wake Up/ Bie oferta për punë, Kastriot Sulka: Tregu normalizohet me daljen e vaksinës AntiCOVID

  • 4 years ago
Oferta për punë ka rënë në mënyrë dramatike në të gjithë sektorët, si rrjedhojë e efekteve negative që dha kudo në ekonomi pandemia COVID-19. Të dhënat e para pesimiste erdhën nga Zyra Kombëtare e Punësimit, ku në muajin korrik pati vetëm 272 oferta pune, teksa mesatarja vjetore e ofertave nga bizneset në tre vitet e fundit nga qeveria ishte 35-40 mijë vende pune në vit. Shumica e këtyre vendeve të punës, rreth 90 për qind, ishin për punë që kërkojnë kualifikim të ulët, të tilla si punëtorë krahu, pastrues, punonjës në fasoneri dhe në sektorin e peshkimit. Situata për muajin gusht duket se nuk ka ndryshuar, përkundrazi ndoshta është përkeqësuar për shumicën e sektorëve, për shkak edhe të pushimeve verore. Kastriot Sulka, ekspert i tregut të punës dhe ekonomisë, njëkohësisht drejtor ekzekutiv i Institutit të Ekonomisë dhe Studimeve Sociale shpjegoi Raportin e Zyrës Kombëtare të Punësimit për arsyet e rënies së ndjeshme të ofertës për punë në çdo sektor

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel