Report TV - Fier, hap dyert për nxënësit shkolla e rikonstruktuar 'Pinellopi Pirro'

  • 3 years ago
Shkolla e 9 vjecare ?Pinellopi Pirro? që ndodhet ne lagjen Liria te qytetit të Fierit tashmë ka një infrastrukturë krejtësisht te re, kjo falë investimit të bashkisë dhe qeverise shqiptare.

Përpara ndërhyrjes ajo ka qenë një godine pothuajse e shkatërruar, që nuk afronte asgjë. Nxënësit e kësaj shkolle vitin e kaluar për shkak te gjendjes së saj të rënduar, kanë zhvilluar mësim në një shkollë tjetër .Ndryshimi rrënjësor dhe infrastruktura moderne shihet edhe nga pamjet e mara me dron sot në këtë godinë.

Drejtoresha e Shkollës tha se fëmijët e kësaj shkolle do ta nisin vitin e ri shkollor ndryshe nga vitet e tjera

Ndërsa sa i përket masave për parandalimin e pandemisë në të gjitha klasat janë zbatuar më se miri dhe porostë e protokolli i Ministrisë së Shëndetësisë.

Të vetëm në bankë me dezinfektues pranë , kështu fëmijët do të zhvillojnë procesin mësimorë , I cili është shumë i rëndesishëm për higjienën pasi mbron fëmijët nga infektimi me virusin.

Recommended