Berisha incizoi dëshminë e parë të ish truprojës së Azem Hajdarit, pse nuk e dorëzon kasetën?

  • 4 years ago
Si sot 22 vite më parë, pra 13 shtator 1998, në spitalin ushtarak është zhvilluar një nga aktet më spektakolare të mbulimit të një krimi politik, i quajtur si vrasja e shekullit.

Ish kreu i opozitës së atëhershme Sali Berisha, vetëm pak orë pas vrasjes së Azem Hajdarit, liderit të dhjetorit, para selisë së PD, ka kontaktuar dëshmitarin kryesor, Zenel Nezajn ish zyrtar i lartë i SHIK-ut të Gazidedes dhe më 12 shtator truproja i plagosur i Azem Hajdarit.

Në një video të publikuar më vonë në media, shihet Sali Berisha duke regjistruar me diktofon dëshminë e Zenel Nezajt, truprojës se ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, i vetmi i mbijetuar i atentatit të 12 shtatorit 1998, ku mbetën të vrarë Hajdari dhe truproja tjetër i tij, Besim Cera.

Zenel Nezaj, menjëherë pasi është intervistuar nga Berisha refuzoi të dëshmojë për prokurorinë dhe u largua jashtë vendit duke mos u paraqitur kurrë në procesin ?Hajdari?. Ai përfitoi statusin e azilantit politik në Belgjikë dhe më pas është larguar në kontinentin amerikan, pavarësisht se organet ligjzbatuese shqiptare e kanë ditur dhe e dinë dhe tani vendndodhjen e tij.

Kjo kasetë e regjistruar një ditë pas vrasjes së Azem Hajdari nuk u vu asnjëherë ne dispozicion të drejtësisë dhe Berisha nuk dëshmoi asnjëherë në proces edhe pse gjykata i dërgoi 56 fletëthirrje për t?u paraqitur në seancë. Që çështja ?Hajdari? të gjykohet dhe njëherë dhe të dalë e vërteta, mbi motivin, ekzekutorët dhe atë që nxori në pritë Azem Hajdarin, kjo është prova e re dhe ndoshta më evidente që rihap procesin e cilësuar si ?Vrasja e Shekullit?! Madje, me shpresën e hapjes së kësaj çështjeje, dhe përdorimit si provë e fortë për të marrë pafajsinë, është bazuar dhe rikthimi i Izet Haxhisë, ish truprojës së Sali Berishës, nga azili politik në Turqi. I cili është i bindur se në vrasjen e Hajdarit ka dorë vetëm Sali Berisha.