Kume: Kuota gjinore mund të ruhej dhe me lista të hapura 100 përqind, liderët nuk e panë si mundësi

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews



Dita e nesërme (14 shtator) do të ulë në tryezën e Këshillit Politik palët për të vijuar punën mbi çështjet e lëna pezull siç janë listat 100 përqind dhe implementimi në kodin zgjedhor të ndryshimeve kushtetuese.

Për ekspertin e çështjeve zgjedhore Kristaq Kume, thotë se kërkesa e qytetarëve është lista e hapur që të kenë mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve të preferuar.

Në një intervistë për RTV Ora ai thotë se skema aktuale me 2 të tretat mund të rezultojë si një truk për zgjedhësit.

Kume: Kërkesa e qytetarëve ka qenë që listat të jenë të hapura dhe me këtë kanë nënkuptuar mundësi të palimituara për ta për të shprehur me votë se cilin nga kandidatët ata dëshirojnë që t?i shohin të ulur në kuvendin e Shqipërisë. Në Kushtetutë është përcaktuar pragu minimal që do të thotë se partitë politike tashmë mundet ose të hapin 100 përqind të listës ose të përcaktojnë dyshemenë që përcakton kushtetuta. Një zgjidhje e tillë nuk ishte ajo që pritej dhe mund të rezultojë si një truk dhe jo si një plotësim i zgjedhësve shqiptarë për sa kohë që partitë politike që do të garojnë në zgjedhje do të respektojnë kushtin që është vendosur në kushtetutë dhe nuk do të kenë vullnet për më tepër se aq sa kërkon kushtetuta, në Kuvendin e Shqipërisë ne mund të kemi vetëm 22 deputetë që të jenë si rezultat i votës së parapëlqyese të zgjedhësve.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kume-kuota-gjinore-mund-te-ruhej-dhe-me-lista-te-hapura-100-perqind-lideret-nuk-e-pane-si-mundesi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended