Top News - Ikin Turistët/ Italia në prag katastrofe

  • 4 years ago
Për një kohë tepër të shkurtër, ardhja e verës në Itali, ofroi një rreze shprese. Pasi doli nga njëra prej karanatina më të ashpra të koronavirusit në botë, vendi arriti të shpluhrosej në kohë për të mirëpritur vizitorët. Por ndërsa sezonit të ngrohtë po i vjen fundi, e njëjta gjë është duke ndodhur edhe me shpresat e një rikuperimi të plotë të turizmit për këtë vit. Dimri është përpara, thotë CNN, e bashkë me të, edhe ajo që pritet të jetë një katastrofë e vërtetë ekonomike për fqinjin tonë përtej Adriatikut. Qeveria italiane, si shumë të tjera nëpër botë, ka dhënë shumë para për të ndihmuar mbështetjen e bizneseve dhe individëve të sëmurë, por me kufizimet globale të udhëtimit ende në fuqi, të ardhurat e munguara nga industria e udhëtimit lënë pas një boshllëk financiar që duhet mbushur. ? që të ecim përpara, na nevojiten turistët?, thotë Cassandra Santoro, themeluese e Travel Italian Style. ? Guidat tona, shoferët dhe punëtorët nga Piemonti ne Sicili qe menduan se situata do të ishte vetëm e përkohshme, tani po kërkojnë punë dhe burime të tjera të ardhurash?, shton ajo. Presidenti I bordit kombëtar të turizmit, Giorgio Palmucci, thotë se humbjet e projektuara nga turistët e përtej detit në Itali janë 24.6 miliardë euro.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turizmi#Itali#TopChannel