Festuan ditëlindjen me alkool e drogë, pastaj qëlluan njeri-tjetrin me armë - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Doli për të festuar ditëlindjen në një festë me drogë dhe alkool, por përfundoi i plagosur me një plumb në këmbë. Policia ka zbardhur detajet lidhur me plagosjen e Rexhep Gjelit, i cili u qëllua nga shoku i tij mbrëmjen e së premtes në rrugën 5 Maji në Tiranë. Autori i krimit është 18-vjeçari Kevin Cungu, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Cungu është një emër i njohur për policinë pasi është vëllai i Markeljan Cungut, i cili grabiti dhe plagosi çiftin Laze në Allias. Ky i fundit rezulton autori i rreth 700 vjedhjeve dhe grabitjeve në Shqipëri. Kevin Cungu ka qenë së bashku me Rexhep Gjelin ku kanë nisur të festojnë ditëlindjen e këtij të fundit. Dyshohet se pasi kanë konsumuar alkool dhe drogë kanë nisur te debatojnë mes tyre. Cungu i ka kërkuar që të dalin për sqarim dhe pastaj e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë. Policia ka marrë në pyetje familjarë të autorit si dhe ka bërë një kontroll në banesën e tij. Cungu ka qenë i dënuar më parë me 2 vite burg për plagosje. Gjithashtu, sipas burimeve ka qenë i ndaluar edhe në Belgjikë për plagosje.