Report TV - Pa Gjurmë/ Gjendet 19-vjeçarja, babai i lutet live, biseda prekëse në telefon

  • 4 years ago
Merr fund saga e zhdukjes së 19-vjecares Venera Gjolena, e cila u largua nga banesa e prindërve më 17 gusht të këtij viti, duke lënë djalin 2 vjecar dhe bashkëshortin. Rasti u denoncua në emisionin ?Pa Gjurmë? në Report TV, ku këtë të premte u dha edhe lajmi i mirë për gjetjen e 19-vjecares.

Prindërit e kërkuan live të bijën, me frikën se mbahej peng. Babai i vajzës u përlot në studio, kur stafi ?Pa Gjurmë? shfaqi video mesazhin që Venera kishte dërguar, ndërsa pa treguar asnjë adresë ajo shprehej se ishte shëndosh e mirë dhe se qëndronte e ngujuar, nga frika se familjarët mund ta gjenin.