Top News - Biden thotë se do të mbante trupa në Afganistan dhe Irak

  • 4 years ago
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se nëse zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai do të mbajë një prani të vogël të trupave në Afganistan dhe Irak, për të ndihmuar në luftimin e terrorizmit.


Biden tha se e mbështet reduktimin e trupave, por shtoi se SHBA-ja duhet të shqetësohet edhe për terrorizmin dhe grupin militant, Shteti Islamik.

Ai i bëri komentet në një intervistë për gazetën ushtarake amerikane ?Stars and Stripes?.

?Unë mendoj se kemi nevojë për kapacitete të veçanta, për t?u koordinuar me aleatët tanë?, tha Biden, duke shtuar se ai parashikon 1,500 deri në 2,000 trupa si numër maksimal.

Biden nuk e specifikoi se për cilin vend.

Ai po ashtu tha se ushtria amerikane nuk duhet të ndërhyjë në çështjet politike të vendeve ku ka trupa.

Ajo duhet të koordinohet me aleatët për të trajnuar dhe për të udhëhequr në ?çrrënjosjen e grupeve terroriste, që do të vazhdojnë të shfaqen?, tha Biden.

Këtë javë, Pentagoni njoftoi se trupat amerikane në Irak do të reduktohen nga mbi 5,000 në rreth 3,000, këtë muaj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, po ashtu ka thënë se do të zvogëlojë numrin e trupave amerikane në Afganistan nga 8,000 në 4,000-5,000, deri në ditën e zgjedhjeve në SHBA, më 3 nëntor.

Biden po ashtu tha se nuk planifikon ta shkurtojë buxhetin e mbrojtjes në SHBA, përballë kërcënimeve të mundshme nga vendet, si: Rusia dhe Kina.

Gazeta ?Stars and Stripes? tha se ka kërkuar intervistë edhe me presidentin Trump.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JoeBiden#SHBA#TopChannel

Recommended