Lleshaj konfirmon largimin nga qeveria | Lajme - News

  • 4 years ago
?Që nuk do të jem më në këtë post, është krejt e sigurt. Patjetër që është e sigurt. Askush nuk është i përjetshëm në një post?.

Ishte kjo përgjigja që Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ktheu gazetarëve, të cilët kërkuan prej tij koment për zërat se me ndryshimet e reja mund të mos jetë më në krye të këtij dikasteri.

Komentet, Lleshaj i bëri pas ceremonisë së prezantimit të forcave SHQIPONJA në qytetin e Vlorës.

Në fillim të këtij muaji, Kryeministri Edi Rama e largoi Sandër Lleshajn nga posti i drejtuesit politik në Qarkun e Lezhës, duke e zëvendësuar me Lindita Nikollën.

I pyetur nga gazetarët se ?çfarë kishte bërë gabim në Lezhë Sandër Lleshaj??, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dy ditë më parë tha: ?Sandër Lleshaj është një ministër shumë i mirë që ka performuar më së miri në krye të Ministrisë?./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended