Top News - Berluskoni me Covid-19: Po luftoj një virus të tmerrshëm!

  • 4 years ago
Silvio Berluskoni thotë se mjekët që po e trajtojnë atë në spital, për Covid-19 i kanë thënë se ai ishte numri 1 për sa i takon ashpërsisë së ngarkesës së tij virale dhe se ai po lufton për të dalë nga kjo sëmundje e tmerrshme.


Ish-kryeministri italian, që u shtrua në spitalin San Raffaele në Milano të enjten, i bëri komentet në një telefonatë me një kandidat nga partia e tij Forca Italia, gjatë një tubimi elektoral për zgjedhjet rajonale në luginën e Aostës.

83-vjeçari tha se nga mijëra teste koronavirusi të kryer në këtë spital, mjekët i kishin thënë se ai kishte ngarkesën më të rëndë virale.

?Virusi është shumë i keq?, tha ai, ?unë po bëj maksimumin, shpresoj t?ia dal mbanë dhe të kthehem në normalitet?.

?Gjendja e Berluskonit vazhdon të përmirësohet?, konfirmon edhe mjeku i tij, Alberto Zangrillo. Ky i fundit tha se Berluskoni, që i ishte nënshtruar një operacioni në zemër në të njëjtin spital në 2016-ën kishte një infeksion mesatar në mushkëri si pasojë e Covid-19. Edhe vajza e ish-kryeministrit, Marina Berluskoni ka rezultuar pozitive për koronavirusin.

Fëmijët e tjerë, Luigi dhe Barbara si edhe e dashura, Marta Fascina, po ashtu e kanë virusin. Berluskoni, që ka kryesuar tre herë qeveritë italiane, rezultoi pozitiv pas qëndrimit në vilën e tij në Sardenjë, ku disa vatra koronavirusi u shfaqën në gusht, me origjinën në klube nate, përfshirë bilionerin e ish-bosit të Formula One, Flavio Briatore.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SilvioBerluskoni#SanRaffaele#TopChannel

Recommended