E vetmja kryebashkiake e PD-së, ambasadorja e SHBA Yuri Kim i shkon në zyrë Voltana Ademit

  • 4 years ago
Brenda 5 muajve ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Voltana Ademi janë takuar për herë të dytë.

Edhe pse takimi i parë u zhvillua online për shkak të pandemisë, ambasadorja Kim u takua mëngjesin sotëm në zyrën e Ademit në Bashkinë e Shkodrës.

Nuk dihen ende detajet apo dhe temat e këtij takimi por pritet që Kim dhe Ademi të dalin në një deklaratë për mediat.

Në takimin oline të zhvilluar në prill 2020 Voltana Ademi ka marrë vlerësimet nga ambasadorja Kim për masat e marra ndaj COVID-19 për mbrojtjen e shkodranëve.

Voltana Ademi është kryebashkiakja në detyrë në Shkodër e vetmja e PD-së që ka mbetur pas bojkotimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Ajo qëndroi në detyrë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit të PS, ende pa marrë detyrën e tij, pasi gënjeu në formularin e dekriminalizimit.