Lleshaj prezanton në Lezhë, Njësinë e Posaçme Operacionale të forcave “Shqiponja” - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prezantohet në Lezhë, Njësia e Posaçme Operacionale e forcave ?Shqiponja?, e cila do të operojë si pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë së këtij qarku.Në ceremoninë e prezantimit të kësaj njësie, që u organizuar pranë vendëvarrimit të Skëndërbeut, ishin të pranishem Ministri i Brendshem Sander Lleshaj, drejtues të policisë së shtetit si dhe autoritete vendore.Ministri Lleshaj foli për rëndësinë e kësaj strukture dhe arritjet e policisë së shtetit gjtë këtyre viteve.Siguria nuk është thjesht investim fizik e infrastrukturor, por është edhe mungesë e frikës. Duhet punuar për të krijuar këtë perceptim të sigurisë tek qytetarët.Sondazhet dëshmojnë se qytetarët besojnë tek policia, tha mes të tjerash Lleshaj.Drejtuesit e policisë dhe pushtetit lokal vlerësuan ngritjen e kësaj strukture e cila e cila sipas tyre do të ndihmojë në rritjen e parametrave të sigurisë publike dhe parandalimin ngjarjeve kriminale.Njësia e posaçme Operacionale e forcave Shqiponja është një strukturë e re që krijohet rishtaz në qarkun e Lezhes, në kuadër të një programi të madh dhe të rëndësishëm të qeverisë shqiptare për të rritur kapacitetet e Policisë së Shtetit në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.

Recommended