Ora News - PD tek familja në Shijak: Pa lekë e pa shtëpi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike ka vijuar të qëndrojë pranë familjeve që kanë humbur banesat për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe vijojnë të jenë ende pa asnjë zgjidhje, ndërkohë që dimri po afron.

Edhe pse banesa e dëmtuar e Shpëtim Dollakut në qytetin e Shijakut është vlerësuar me DS3 nga komisioni vlerësues, ai ende nuk ka marrë asnjë lekë nga shteti.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, u njoh me shqetësimin e kryefamiljarit të cilit, edhe pse bashkia e kishte detyruar që letrat e tërmetit t?i bënte me shpenzimet e tij, përsëri nuk i japin dëmshpërblimin që i takon.

Ai shprehet se jeton me frikë në shtëpinë e tij, pasi muret mbajtëse kanë të çara, dhe se ai duhet të qëndrojë bashkë me fëmijët në ato ambiente.

Shpëtim Dollaku: Jam kryefamiljar, vetë i katërt. Na ra tërmeti dhe shtëpia na ka dalë jashtë përdorimit fare. S?na kanë ardhur. Vetëm një herë na kanë ardhur ato të huajt e s?ka ardhur asnjë të më pyetur.

S?kena marr as ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë. Jam pa punë. Dua që nga shteti të vinë të më rregullojnë shtëpinë, të më japin dëmshpërblimin, lekët.

Të më japin lekët. Janë të pabanueshme, shife. Muret mbajtës janë? flej me frikë me kalamajtë. Nga shteti kërkoj të vij të vlerësojnë dëmin sa më takon, të më japin lekët, të filloj dhe unë punimet. Të vij të më vlerësoj dëmin sa më takon, të vijë të më japi lekët të filloj dhe un punimet si i thonë.

Situata është shumë e keqe. Unë dua nga shteti të vijë të më vlerësojë dëmin, të më japi lekët, të fillojë punimet. Asgjë tjetër s?dua!

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pd-tek-familja-ne-shijak-pa-leke-e-pa-shtepi/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended