Jozefina Topalli konferencë për vjedhjen e thesarit - (17 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan

Nënkryetarja demokrate e Parlamentit Jozefina Topalli ka shpjeguar para gazetarëve shkqet pse braktisi seancën parlamentare, ku kryeministri Meta ju përgjigj pyetjeve të deputetëve për çështjen e grabitjes së thesarit të shtetit. Topalli tha se Gjinushi duke i kthyer kerkesën e saj për interpelancë në seancë pyetjesh pa debat parlamentar, i hoqi mundësinë opozitës të shprehej.

Pas skandalit të vjedhjes së thesarit të shtetit, kryeministri Meta duhet të jepte dorëheqjen theksoi Topalli.

Jozefina Topalli, Nënkryetare e Parlamentit:- ?Kjo afirmon krizën në të cilën është qeveria Meta. Disa ditë më vonë Meta theskoi se kishte urdhëruar për inventar në Mars, sot ndryshe na tha se vendimin e kishte marrë vetëm më 7 Prill, duke harruar se ishte Berisha që më datë 7 po jo Prill por 7 Janar kishte lëshuar alarmin për skandalin e madh. Meta në këtë muaj ka qenë sa herë kontradiktor me veten. Sot ata që e mbështesin Metën, trajtuan vjedhjen si vjedhje të zakonshme dhe krejt normale?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended