Top News - Vaksina anti-covid/ BE, dhuratë për Shqipërinë

  • 4 years ago
Komisioni Europian bëri me dije ditët e fundit se ka nënshkruar një kontratë të parë me kompaninë bio-farmaceutike britaniko ? suedeze "AstraZeneca? për të blerë 400 milionë vaksina anti COVID-19 për të gjtha vendet anëtare të BE-së-

Në njoftimin për shtyp të KE-së thuhet po ashtu se BE-ja do t'u dhurojë vaksina anti COVID -19 nga AstraZeneca vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Ndër përfitueset e vaksinave anti-COVID-19 dhuratë nga BE-ja, sipas DW, është edhe Shqipëria pasi sipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bën pjesë në vendet me të ardhura të mesme. Por ndwrsa shqipwria dhe vende tw tjera kanw filluar apo do tw fillojnw sw shpejti vitin e ri shkollor, me strategji dhe masa strikte për të shmangur infektimin me COVID-19: protokolle higjeno-sanitare dhe distancim fizik, duket sikur po krijohet një iluzion se rreziku i infektimit vdekjeprurës ka kaluar dhe jeta normale po rikthehet.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi ditët e fundit se "asnjë vend nuk mund të ushqehet me iluzionin se pandemia ka marrë fund. Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet". Ai solli në vëmendje të gjithë qytetarëve të botës dhe autoriteteve shëndetësore ato masa që janë thelbësore për të vënë nën kontroll Covid-19: "parandalimin e grumbullimeve të mëdha në stadiume e klube nate, zbatimin e një programi rigoroz testimi, gjurmimin e kontakteve dhe izolimin e tyre?.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vacine#BE#TopChannel