Nis procesi gjyqesor mes Tv Klan dhe Tv Arberia (25 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Gykata e Tiranës ka caktuar 3 tetorin si datë e fillimit të procesit gjyqësor të Televizionit Arbëria pas një padie të bërë nga Televizioni Klan për shkelje të së drejtës ekskluzive të këtij stacioni për të transmetuar të gjitha ndeshjet e Champions League. Padia e Tv Klan u bë menjëherë pas piraterisë televizive të TVA-së në natën e parë të transmetimit të ndeshjeve të Kupës së Kampionëve nga Televizioni Klan.
Tv Klan ka kërkuar nga gjykata pezullimin e transmetimeve të Kupës së Kampionëve nga TVA-ja. Cilësimin si të paligjshëm të transmetimit të bërë natën e parë të kësaj kupe si dhe dëmshpërblimin prej 40 mijë dollarësh për dëmin e shkaktuar nga Televizioni Arbëria ndaj Televizionit Klan.
Kryetar i trupit gjykues është caktuar gjyqtarja Majlinda Doga. Gjithashtu Gjykata e Rrethit pritet të përcaktojë këto ditë dhe datat e proceseve ndaj ATN1 dhe Shijak Tv të cilët gjithashtu kanë shkelur të drejtën televizive të Tv Klan për Kupën e Kampionëve./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended