Top News - Tajfuni ‘Haishen’/ Pas Japonisë kërcënon Korenë

  • 4 years ago
Tajfuni Haishen, i cili shkaktoi evakuimin e miliona njerëzve në Japoni, ka përfshirë qytetin bregdetar Ulsan në juglindje të Koresë së Jugut.


Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Departamenti korean i Meteorologjisë njoftoi se tajfuni Haishen, i dhjeti këtë sezon, ka filluar të godasë territorin e Koresë së Jugut 30 kilometra në jugperëndim të Ulsanit.

Autoritetet kanë paralajmëruar se shpejtësia maksimale e erës ka rritur në 126 kilometra në orë, ndërsa stuhia pritet të shkaktojë reshje të fuqishme. Tajfuni po ashtu ka shkaktuar ndërprerje të energjisë, anulime të fluturimeve dhe evakuim të më shumë se 900 banorëve dhe pritet të humbasë efektin brenda 24 orëve dhe të bjerë në kategorinë e stuhisë tropikale.

Ndryshe, 17 persona u lënduan në Kagoshima, Kumamoto, Miyazaki dhe Nagasaki në Japoni dhe 142.000 familje kishin ndërprerje të energjisë për shkak të tajfunit Haishen, i cili përfshiu gjithë rajonin Kyushu në Japoninë jugperëndimore. Autoritetet japoneze dhanë urdhër evakuimi për më shumë se 8 milion njerëz në Kyushu.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TajfuniHaishen#Korea#TopChannel