Top News - Nacionalistët Turq/ ‘Lufta me Greqinë, çështje kohe’

  • 4 years ago
Kreu i Lëvizjes Kombëtare Turke Devlet Bahçeli deklaroi se lufta me Greqinë është "vetëm çështje kohe"."

Është e pakonceptueshme t'i kthejmë shpinën interesave tona historike në Mesdhe dhe Egje," tha Bahçeli në një deklaratë të raportuar nga faqet arabe të lajmeve."Duket se oreksi dhe dëshira e Greqisë për t'u hedhur në det është shtuar përsëri", vazhdoi politikani ultrakonservator i cili tha se "qëllimi i Greqisë është të vijë përsëri dhe të pushtojë tokat tona nga ku ne I dëbuam 98 vjet më parë. Praktikisht, po përballemi me një plan të ri pushtimi ?, ishte komenti i tij.

Bahceli, i cili është një aleat i partisë turke në pushtet, vazhdoi: "Nga tani e tutje, qëndrimi dhe sjellja e Greqisë do të jetë ajo që do të përcaktojë tensionet në rritje, nëse do të shkaktojnë gjakderdhje apo konfrontim?. Përpara pak ditësh, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi se palët kishin rënë dakort të uleshin në tryezën e bisedimeve, por kjo u mohua nga Athina.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu deklaroi se grekët në fillim kishte qenë dakort për bisedime, pastaj ishin tërhequr. ?Ajo që po gënjen është Greqia dhe jo sekretari i përgjithshëm. Athina e tregoi dhe një herë se nuk e do dialogun?, u shpreh Cavusoglu.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turkey#Greece#TopChannel