Rastet e reja me COVID në Shqipëri/ 6 pacientë humbin jetën, mes tyre një infermier - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6 qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë identifikuar 135 raste të reja pozitive me COVID, nga 860 testime të kryera. Ndërkohë, janë shëruar 94 persona.Ministria e Shëndetësisë deklaron se ka humbur jetën një 63-vjeçar, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Po ashtu, nuk e kanë fituar dot betejën me virusin një 64-vjeçar nga Mati, një 71-vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 77-vjeçar; një 72-vjeçare dhe një 80-vjeçare.Që nga fillimi i epidemisë regjistrohen mbi 10 mijë të prekur nga koronavirusi, prej tyre, 60% janë të shëruar, ndërsa 3814 janë persona aktivë me COVID-19.?Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.?Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 189 pacientë, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 2054Durrës 466Shkodër 296Lezhë 204Elbasan 154Korçë 135Kukës 129Vlorë 125Fier 113Berat 69Dibër 35Gjirokastër 34

Recommended