Top News - Marrëveshja Kosovë-Serbi/ BE tregohet e përmbajtur

  • 3 years ago
Me komente të matura u shpreh Bashkimi Europian mbi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Në reagimin e BE, thuhet se " blloku e ka në vëmendje nënshkrimin e dokumentit mes Beogradit dhe Prishtinës, në Shtëpinë e Bardhë?. "Ne mirëpresim palët në Bruksel këtë fundjavë dhe javën e ardhshme për të vazhduar punën tonë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet e tyre, dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së ", tha Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell. Vetë Aleksandar Vucic u shpreh se një marrëveshje bilaterale është arritur mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpi të Bardhë dhe se pala e tretë, Kosova, "nuk është njohur?. "Ajo çka është e rëndësishme për ne është se përmes marrëveshjes bilaterale, marrëdhëniet me një nga fuqitë më të mëdha në botë (SHBA) është përcaktues i drejtpërdrejtë për t'u marrë me ekonomi dhe disa çështje politike, mirëpo që nuk janë të dhimbshme për vendin tonë?, tha Vuçic I cituar nga mediat në Serbi. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanovic marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, e pa si një hap drejt stabilizimit të rajonit. Analisti politik, njëkohësisht njohës mjaf I mirë I zhvilimeve në Ballkan shkruan në Tëitter se në muajin mars ? Aleksandar Vucic thoshte sei vetmi vend që mund të ndihmojë Serbinë, është Kina. Tani firmosi një dokument në zyrën e Trumpit me të cilin e ndalon Huaëein nga 5G-ja serb?.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Serbi#TopChannel

Recommended