Ekspozohen për herë të parë 3 letra në shqip të Nënë Terezës, e një fotografi nga vizita në Shkodër

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në Qendrën për Hapje edhe Dialog është çelur ekspozita në nderim të katërvjetorit të shenjtërimit të Shenjtës Terezë (5 shtator 2016), ku u ekspozua një prej dorëshkrimeve origjinale të saj me pasazhe në shqip.

Për herë të parë publiku ka mundësinë të shohë tre letra origjinale të shenjtës Tereza me fragmente në shqip, dhe një fotografi e rrallë gjatë vizitës në Shkodër.

Letrat që i përkasin gushtit 1989, tetorit 1989 dhe janarit 1990, i drejtoheshin Ramiz Alisë, në cilësinë e Presidentit të Republikës, me qëllim lejimin e ardhjes së saj në Shqipëri e më pas, të çeljes së misionit të saj edhe në vendin tonë.

?Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni?, shkruan Nënë Tereza në letrën për autoritetet shqiptare.

Kryeministri Rama tha se këto pasazhe në shqip të shkruara nga dora e saj, rrëzojnë edhe dyshimet e shprehura nga studiues të caktuar dhe pastaj, të kthyera në argumente banalë, lidhur me gjuhën e parë dhe amtare të Nënë Terezes, sipas të cilëve, ajo nuk ka shkruar kurrë më shqip pas viteve ?70-të.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ekspozohen-per-here-te-pare-tre-letra-ne-shqip-te-nene-terezes-dhe-nje-fotografi-nga-vizita-e-saj-ne-shkoder/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended