Aktivizohen dy vatra zjarri! Në Lushnje digjen ullishte e vreshta, në Krujë rrezikohen banesat

  • 4 years ago
Dy vatra zjarri janë aktivizuar në Lushnje dhe në Krujë duke djegur me dhjetëra hektarë bimësi.

Në lagjen Karbunare të Lushnjes janë duke u djegur ullishte, vreshta e bimësi e egër në kodra. Zjarri i ndihmuar edhe nga erërat e forta ka djegur deri më tani rreth 10 hektarë me ullinj shekullore dhe vreshtat e fermerëve të zonës. Këta të fundit janë në ndihmë të trupës së zjarrfikësve që po punojnë për të lokalizuar flakët, por era e fortë përkeqëson edhe më shumë situatën, ndërsa terreni i vështirë  nuk lejon që zjarrfikësja të shkojë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht është duke u punuar me mjete rrethanore, ndërsa dëmi i shkaktuar mendohet të jetë tepër i madh.

Vatra tjetër e zjarrit është aktivizuar në fshatin Derven të Krujës, ku flakët po përpijnë gjithçka përpijnë para shkurre, barishte dhe pemë. Era e fortë favorizon flakët dhe deri tani ka djegur 5 hektarë tokë duke rrezikuar edhe banesat përreth.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja e Niklës, që po përpiqet të lokalizojë flakët.

Recommended