Top News - Helmimi i liderit opozitar rus, dy orët që i shpëtuan jetën

  • 3 years ago
Lideri opozitar rus Alexei Navalny vazhdon të mbetet në koma në një spital të Berlinit pas helmimit me agjentit nervor Novichok, sic u konfirmua dhe nga autoritetet gjermane.


Ai u ndje shumë keq gjatë fluturimit nga Siberia në Moskë dhe vetëm dy ditë pas shtrimit në spital, zyrtarët rusë u bindën të lejonin trajtimin e kryeopozitarit në Gjermani. Cajin ku mendohet se i është hedhur substance toksike, e kishte pirë rreth një orë përpara nisjes. Në bord ishte i qeshur dhe bënte shaka me pasagjerët që e njohën. Por pas gjysmë ore, nisën problemet.

Stjuardesat u përpoqën t`i jepnin ujë, por nuk e pinte dot. U ngrit të shkonte në tualetë ku u vonua shumë, dhe vetëm pas kësaj u pa se gjendja ishte serioze. Në pasagjere në bord rezultoi të ishte infermiere dhe për një orë ajo dhe ekuipazhi u përpoqën ta mbanin Navalnyn të vetëdijshëm derisa piloti të bënte uljen e emergjencës. Dëshmitarë okularë thonë se ai bërtiste nga dhimbjet.

Por të gjithë në avion u përpoqën shumë që ta ndihmonin. Për Navalnyn, vendet anëtare të NATO-s do të mbajnë një takim të veçantë ku do të diskutohet helmimi i tij. Aleanca ushtarake perëndimore, prej 30 anëtarësh, pritet që zyrtarisht t?i bëjë thirrje Rusisë për të kryer një hetim të plotë dhe transparent mbi ngjarjen.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlexeiNavalny#Germany#TopChannel

Recommended