Top News - Çështja e detit/ Rama-s'ka marrëveshje pa presidentin

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ne Vlore pas ceremonise në Memorialin e ?Luftës Kombëtare të Vlorës 1920?, ka komentuar çeshjet e kufirit detar me Greqine.

Kreu i qeverise deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje për detin pa miratimin e presidentit, duke theksuar se është Presidenti ai që firmos marrëveshjen dhe e dërgon atë në Gjykatën Kushtetuese.
"Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta.

Është presidenti ai i cili firmos marrëveshjen dhe më pas presidenti ka mundësinë ta dërgojë dhe apelojë në Gjykatën Kushtetuese. Një deklaratë ngatërresë e ish presidentit grek ka bërë që e gjithë situata të ngatërrohet por në këtë situatë nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk. Nuk ka pasur shtrëngim duarsh mes meje dhe presidentit Meta sepse s'na i lejon covidi".

Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm në ditën e rëndësishme të luftës që solli pavarësinë e Shqipërisë. Në lidhje me mungesën e tij, kryeministri Rama tha se nuk merr mungesa dhe nuk mban përgjegjësi për mungesat e të tjerëve.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#IlirMeta#TopChannel