Meta: Politika pastrohet me zgjedhje te lira | Lajme - News

  • 4 years ago
Presidenti ndan të njëjtin mendimin me ambasadoren e SHBA se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë duhet të jetë moment për pastrimin e politikës nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo sipas tij mund të vijë vetëm përmes zgjedhjeve të lira.

?Mendoj që ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të pastrohet gjithcka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike e legjitime. Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme e pastrojnë politikën nga elementet kriminale apo të korruptuar, apo të cilët për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor në mënyrë të plote e evropiane?.

Për debatin për marrëveshjen për hapësirën detare me Greqinë kërkon të bëhet kujdes.

?Sjellja ime ka qenë dhe do të jetë vetëm shtetërore. I ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre?.

I ftuar në një konferencën shkencore për 100-vjetorin e Luftës së Vlorës, presidenti kur marrëdheniet me qeverinë nuk janë në moment të arta, iu rikthye figurës së tij të preferuar Avni Rustemit. Ai kërkoi më shumë vëmendje dhe informacion për brezat e rinj për figura të tilla historike që mund të shërbejnë si frymëzim kur Shqipëria dhe bota sipas tij nuk po jeton në kohërat më të mira.

Lidhur me datën e zgjedhjeve Presidenti tha se do ta vendosë pas takimit me krerët e partive.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended