Sezoni i ri ne Tv Klan (21 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Televizioni Klan transmeton 100% në gjuhën shqipe me emisione të ndryshme televizive, spektakle të përmasave të mëdha, filma artistikë shqiptarë, dokumentarë, filma të përkthyer, lajme nga vendi dhe nga bota duke përmbushur kështu shijet dhe kërkesat e teleshikuesve në Shqipëri dhe Kosovë. Kohët e fundit ky televizion me një shtrirje kaq të gjërë ka sjellë në ekranet tuaja dhe filma artistikë dhe dokumentarë shqiptarë të prodhuar ekskluzivisht nga Tv Klan ose në bashkëpunim me media të tjera elektronike.
Kështu teleshikuesit kanë patur mundësi të ndjekin filma si "Unë, ti dhe Kasandra", film artistik prodhim i Tv Klan. "Edhe unë dua të qesh", telekomedi nga Bujar Kapexhiu. Dokumentarët "Shqiptarët e Afrikës së Jugut" dhe "Kosova tjetër" nga Blendi Fevziu. Së shpejti do të transmetohen dhe prodhimet më të reja si dokumentari për shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare një bashkëprodhim i France 3, Tanguera Film dhe Tv klan.
Dokumentarët kushtuar Ali Pashë Tepelenës "Ditët e fundit të një luani" me regji të Kujtim Gjoni. Ndërkohë po punohet me projektet e dy telekomedive që do të shfaqen në programin e Vitit të Ri, një dokumentar me regji të Ibrahim Muçaj dhe së fundi projekti më i madh i punuar deri tani me një vlerë prej 150 milion dollarësh. Projekt ky për një film artistik me 5 seri nga 50 minuta secila, bazuar në romanin e shkrimtarit Vath Koreshi, "Rekujem për një grua"./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended