Top News - Hapet ‘Rruga e Durrësit’/ Zonë me një kalim për automjetet

  • 4 years ago
Kryebashkiaku Veliaj ka bere te ditur se eshte gati hapja e ?Rrugës së Durrësit?, një prej kantiereve qe u punau gjate veres. Për pak ditë, premtoi ai, investimi për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve dhe rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për gjithë zonën veriore të kryeqytetit.

?Ajo që po ndodh tek ?Rruga e Durrësit? është diçka që nuk ka ndodhur që në kohën e Italisë. Kemi pasur një tubacion uji, i cili mbajti Tiranën fashiste, Tiranën naziste, Tiranën komuniste dhe Tiranën e viteve të tranzicionit; ishte i njëjti rrjet i trashëguar nga italianët. Në këtë aks, në tubacionet e vjetra shkarkoheshin edhe uji i shiut, edhe kanalet e zeza.....

Rruga e Durrësit do të shërbejë tashmë si portë kryesore hyrëse për Tiranën, duke u kthyer në zonë me një kalim për automjetet, ndërkohë që për herë të parë do të ketë edhe një korsi të dedikuar për autobusët.

?Do të eksperimentojmë ?Rrugën e Durrësit? me një kalim, pra si portën hyrëse të Tiranës, kurse shkarkimin do ta bëjmë nga rruga ?Mine Peza?, e cila gjithashtu lidhet me ?Zogun e Zi?. Do të kemi për herë të parë një korsi të dedikuar për autobusët, trotuare të reja dhe të gjera për këmbësorët, dhe një korsi të dedikuar për biçikletat....

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se me të njëjtat ritme po punohet edhe për shkollat e reja, që po ndërtohen pas dëmtimit të tërmetit të 26 Nëntorit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#RrugaeDurrest#TopChannel

Recommended