Top News - Ali Ahmeti sot dëshmon para prokurorëve të Gjykatës Speciale

  • 4 years ago
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot dhe nesër pritet të dëshmojë dëshmojë përpara Gjykatës Speciale në Kosovë.


Ahmeti është thirrur nga kjo gjykatë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999 sic shpjegojnë raportet ne mediat vendase. Vetë kreu I Bashkimit Demokratik për Integrim e pohoi se e ka pranuar pa asnjë ngurrim kërkesën e prokurorëve që po hetojnë krimet e kohës së luftës dhe pasluftës nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

?Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për të dëshmuar pastërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit?, ka deklaruar ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar nga ana e saj nuk ka pranuar të japë informacione se përse Ahmeti është thirrur në Hagë. Në muajin korrik, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila po heton krimet e kohës së luftës dhe pas luftës u mor në pyetje presidenti i Kosovës Hashim Thaci.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AliAhmeti#GjykataSpeciale#TopChannel

Recommended